Let’s Do It Kosova dhe ‘Kawa Group’ kanë organizuar një aksion pastrimi në Suharekë, nga ku janë larguar qindra thasë me mbeturina.

Dhjetëra vullnetarë, duke nisur nga ora 11:00 kanë pastruar dy lokacione – njëri afër Stacionit të Autobusëve, ndërsa tjetri në ‘Qafë t’Duhlës’. Kompania ‘Kawa Group’ ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave që u grumbulluan sot.

Në aksionin e sotëm mori pjesë ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kandidatët për kryetar të kësaj komune, që do të përballen në balotazhin e 19 nëntorit – Bali Muharremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Besnik Shabiu nga Let’s Do It Kosova tha se aksioni i sotëm ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për mos hedhjen e mbeturinave vend e pavend.

Besi

Nga kompania ‘Kawa Group’ thanë se do të vazhdojnë të jenë mbështetës tradicional të Let’s Do It Kosova, meqë qëllim kryesor është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ambientin.

Aksioni ne Suhareke 2

Ndërsa, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se aksionet e tilla duhet të vazhdojnë, sepse Kosova e meriton një ambient më të mirë.

Aksioni ne Suhareke 1

Ajo premtoi se ministria do të bashkëpunojë me organizata, në mënyrë që të gjithë akterët të marrin përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit.

Let’s Do It Kosova edhe më tej ju bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në aksione të tilla të pastrimit, në mënyrë që të largohen mbeturinat e shumta dhe të rritet vetëdija për mbrojtje të mjedisit.

Aksioni ne Suhareke

Let’s Do It Kosova shpreson se përveç me kompaninë “Kawa Group”, të krijojë bashkëpunim edhe me kompani të tjera, të cilat mund të ofrojnë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit. Nga përvojat e deritanishme, një bashkëpunim i tillë ka dhënë rezultat mjaft të mirë.

Aksioni ne Suhareke 3

Aksioni ne Suhareke 5