Let’s Do It Kosova ka mbajtur tryezën e radhës me akterë përgjegjës për mjedisin në rajonin e Prizrenit në të cilën është diskutuar për Promovimin dhe Zbatimin e Urdhëresës Administrative për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Kjo është tryeza e pestë me radhë në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.

Në tryezën e sotme kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë policorë, inspektorë mjedisorë, zyrtarë komunalë, përfaqësues të ndërmarrjeve të pastrimit dhe të ujërave si dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Disa nga shqetësimet që u theksuan në këtë tryezë nga akterët mjedisorë, ishin;

  • Numri i vogël i inspektorëve mjedisorë
  • Një pjesë e banorëve të këtij rajoni nuk janë pjesë e sistemit të menaxhimit të mbeturinave
  • Problemi i inkasimit të të hyrave nga gjobat e shqiptuara
  • Gjykatat nuk po i trajtojnë lëndët që dërgohen nga inspektorët dhe zyrtarët policorë
  • Komunat nuk i kanë të përcaktuara lokacionet me mbetje inerte

Disa nga rekomandimet që dolën nga tryeza e sotme, ishin;

  • Të rritet numri i inspektorëve mjedisorë
  • Të rriten kompetencat e inspektorëve komunalë (T’u jepen kompetenca për mjedisin)
  • Të stimulohet riciklimi i mbeturinave
  • Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal të bëjë presion tek komunat për implementimin e Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit
  • Të harmonizohen ligjet për mjedis dhe rregulloret për ruajtjen e mjedisit
  • Të përcaktohen lokacionet me mbetje inerte
  • Të gjinden mekanizma për inkasimin e gjobave të shqiptuara
  • Të bëhet subvencionimi i kompanive të pastrimit për projekte që kanë të bëjnë me riciklimin
  • Edukimi mjedisor të bëhet lëndë alternative në shkolla
  • Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore duhet të jetë më shumë sensibilizues se ndëshkues, pra të bëhen fushata vetëdijesuese për promovimin e tij
  • Të shpërblehen fshatrat ose lagjet më të pastra
  • Të krijohet sistem i integruar i menaxhimit të mbeturinave

Tryeza ne Prizren 1

Tryeza ne Prizren 2