Me aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Let’s Do It Kosova sot në Prishtinë është shënuar Dita Botërore pa Makina.

Ky organizim kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të përdorin sa më shumë biçikleta. Andaj dhjetëra aktivistë të Let’s Do It Kosova defiluan rrugëve të kryeqytetit me biçikleta.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova ”, tha se fushata promovuese si kjo, dhe me ndihmën e institucioneve shtetërore do ta bëjnë të lehtë rrugën drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe sensibilizimin e qytetarëve se ambienti duhet të jetë i pastër.

LUAN 1

“Ne si shoqëri civile, si organizata jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë me gjithë kapacitetet që i kemi, me fushata promovuese, me bashkëpunim ndërmjet këtyre aktereve që thash më lart, dhe vërtet atyre dashamireve të biçikletave, pse jo edhe të ecjes, të iu japim shans. Andaj ditë si kjo janë shumë të rëndësishme qe ne të bëjmë fushatë, t’i ftojmë qytetarët dhe bashkërisht siç po ua bëjmë sot në bashkëpunim me ministrinë e mjedisit dhe organizatat tjera kësaj do ia dalim më lehtë”, u shpreh Hasanaj.

Me reduktimin e përdorimin të makinave do të kontribuohet në krijimin e një mjedisi të pastër.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj e cila tha se gjatë mandatit të saj si ministre do të përkushtohet maksimalisht në reduktimin e ndotjes së ajrit në Kosovë.

ALBENA

21617847_1989132204639252_5432287664916744231_n

21617932_1989132314639241_7350507350406792519_n

21686146_1989131807972625_3769620281114739999_n

Përderisa kanë vazhduar aktivitetet për nder të kësaj dite rrugët “Ukshin Hoti” dhe “ Garibaldi” janë bllokuar nga Policia për t’iu mundësuar vullnetarëve të ngasin biçikletat.