Dhjetra vullnetarë të Let’s Do It Kosova dhe ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, sot i janë bashkëngjitur aksionit “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, organizuar nga “Green Line Albania”, mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë.

Përfaqësuesi i Organizatës “Green Line Albania”, Ervin Shehu tha se qëllim kryesor i tyre ka qenë që problemet e mjedisit të zgjidhen përmes partneritetit të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor.

Ai falendëroi ministrin e Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri, Blendi Klosi, vullnetarët nga Let’s Do It Kosova dhe ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, për pjesëmarrje në aksion.

23845748_2015741358645003_1067490661368643003_o

Përfaqësuesi i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj tha se së bashku me ekipin kemi ardhur për të mbështetur aksionin për pastrimin e Shqipërisë dhe ndihemi jashtëzakonisht mirë që këtë aksion e ka mbështetur edhe Qeveria e Shqipërisë, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Turizimit.

Tutje ai tha se pjesëmarrja e ministres së Mjedisit nga Kosova na bën të besojmë se problemi i ndotjes së mjedisit po fillon të zgjidhet.

Hasanaj ftoi të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës që nga sot të trajtojnë më mirë mjedisin, në mënyrë që t’u japin shansin edhe institucioneve që të fillojnë të veprojnë.

23826342_2015740601978412_1257852242816093220_o

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Albena Reshitaj tha se vendi dhe natyra në Kosovë e Shqipëri meritojnë të mirëmbahen.

“Së bashku me Organizatën për mbrotje të mjedisit “Let’s Do It Kosova” kemi ardhur që t’i bashkohemi aksionit për pastrimin e Shqipërisë në një ditë. Do të vazhdojmë tutje projektet e përbashkëta për të pastruar dhe mbrojtur mjedisin në Kosovë e Shqipëri. Këto projekte pritet të diskutohet në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, që do të mbahet të hënën”, ka thënë Reshitaj.

23783707_2015741401978332_2981254865828786189_o

Në anën tjetër, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi deklaroi se sezoni turisitik 2018 do ta gjejë Shqipërinë më të pastër.

“Aksioni i sotëm është përpjekje për të krijuar një Shqipëri dhe Kosovë jeshile, në mënyrë që të mos përsëriten dëmet që po i bëhen mjedisit”, tha Klosi, i cili falendëroi vullnetarët e Let’s Do It Kosova dhe ministren e Mjedisit për pjesëmarrje në aksionin e sotëm.

23949513_10214289382089331_648809393_o

Në përfundim të aksionit, të gjithë akterët u zotuan se do të vazhdojnë tutje aktivitetet e përbashkëta në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

23783841_2015741238645015_3864230229328030607_o