Let’s Do It Kosova ka mbajtur tryezën e radhës me akterë përgjegjës për mjedisin në rajonin e Gjakovës në të cilën është diskutuar për Promovimin dhe Zbatimin e Urdhëresës Administrative për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Kjo është tryeza e gjashtë me radhë në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Let’s Do It Legal” i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova.

Në tryezë kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë policorë, inspektorë mjedisorë, zyrtarë komunalë, përfaqësues të ndërmarrjeve të pastrimit si dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Në këtë tryezë është diskutuar lidhur me sfidat, me të cilat përballen institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Disa nga shqetësimet që u theksuan në këtë tryezë nga akterët mjedisorë, ishin;

  • Udhëzimi Administrativ është vështirë i zbatueshëm
  • Hedhja e mbeturinave në vende jo të duhura zakonisht ndodhë jashtë orarit të punës së inspektorëve
  • Mungojnë kontejnerët për klasifikimin e mbetjeve
  • Kompanitë e pastrimit nuk i kryejnë siç duhet përgjegjësitë.
  • Grumbullohen 60 deri 80 tonë mbeturina në ditë, ndërsa kompania ka kapacitet t’i largojë vetëm gjysmën e tyre.
  • Bizneset janë të papërgjegjshme karshi taksave për mjedis.
  • Mungojnë investimet nga Qeveria.
  • Ka mungesë të kontratave ligjore me qytetarë.

Disa nga rekomandimet që dolën nga tryeza e sotme, ishin;

  • Të rritet numri i kontejnerëve nëpër vendbanime
  • Fillimisht të eliminohen ndotësit e mëdhenj dhe të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të akterëve përgjegjës mjedisor deri në gjetjen e ndonjë zgjidhje më afatgjate
  • Të bëhet trajnim i zyrtarëve mjedisor
  • Kompanitë e pastrimit të punojnë në ngritjen e kapaciteteve
  • Qytetarët të kenë kontrata ligjore me kompaninë e pastrimit
  • Të merret më seriozisht procesi i riciklimit

 

gjakove 3

gjakove 2

gjakove 1

gjakove

25532256_2027546077464531_516910599086676634_o