Dhjetra vulllnetarë nga organizatat Let’s Do It Kosova dhe Let’s Do It Albania dje dhe sot kanë bërë pastrimin e plazhit të Golemit.

Fatkeqësisht plazhet dhe hapësirat përreth tyre në Shqipëri në shumicën e rasteve janë të pa pastra, dhe kjo ndodhë për faktin se një pjesë e madhe e pushuesve të cilët kryesisht vijnë nga Kosova, Maqedonia por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë  preferojnë që mbeturinat të mos i hedhin nëpër shporta ose qese por ti lënë në plazh, andaj organizimi i këtij aksioni me vullnetarë nga Kosova dhe Shqipëria është bërë  me qëllim te ngritjes së vetëdijes për të i mbajtur plazhet e pastra.

Përpos pastrimit vullnetarët kanë bërë edhe shpërndarjen e qeseve plastike për pushuesit të cilët edhe pse nuk ju bashkuan aksionit premtuan që mbeturinat do ti vendosin në qese, kishte raste ku shihej mungesa e shportave andaj organizata Let’s Do It nga Kosoova dhe Shqipëria i ka bërë thirrje Bashkisë së Durrësit, Kavajes dhe kompanisë  së pastrimit të  që të e rrisin shërbimin dhe shtojnë numrin e shportave nëpër plazhet publike.

%

1

2

3

4